2015-01-25 10:55:37

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot John Atcherley DEW kryeipeshkëv i Wellington (Zelanda e Re)


Imzot John Atcherley Dew (Xhon Açerli Dju), lindi më 5 maj 1948 në Waipawa, asokohe kryedioqezë e Wellingtonit, sot dioqeza e Palmerston North.
Kreu studimet kishtare pranë Holy Name Seminarydi Chistchurch e pranë Seminarit Kombëtar të Kolegjit të Shenjtes Krygjë, në Mosgiel.
U shugurua meshtar për dioqezën e Wellingtonit, më 9 maj 1976.
Pas shugurimit, kreu shërbesën baritore si zëvendës-famullitar në Upper Hutt (1976-1979); Misionar e famullitar në dioqezën e Rarotonga, Ishujt Cook (1980-1982); kapelan i katolikëve emigrantë nga ishujt Cook në Wellington e njëkohësisht i ngarkuar nga Archidiocesan Youth Ministry(1982-1987); Drejtor i formimit për nxënësit e Seminarit Kombëtar të Shenjtes Krygjë në Mosgiel (1988-1991) e për studime pranë Institutit të Shën Anselmit në Kent, Angli (1991-1993), ku mori diplomën në përshpirtëri baritore. Më pas, Famullitar i Famullisë së Shën Anës në Newtown.
Më 1 prill 1995 u emërua ipeshkëv, titullar i Privatës dhe ndihmës i Wellingtonit (Zelanda e Re).
Mori shugurimin ipeshkvnor më 31 maj të të njëjtit vit.
Pas emërimit si ndihmës ipeshkëv i Kryedioqezës së Wellington më 29 prill 2004, më 21 mars 2005 u emërua Kryeipeshkëv Metropolit.
Nga 1 prilli 2005 ishte edhe Ipeshkëv Ushtarak për Zelandën e Re.
Nga viti 2012, ishte kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Zelandës së Re; ndërsa nga 2011 deri në maj 2014, kryetar i Federatës së Ipeshkvijve Katolikë të Oqeanisë (FCBCO).
Me cilësinë e kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Zelandës së Re mori pjesë në Asamblenë e Jashtzakonshme të Sinodit ë Ipeshkvive kushtuar familjes (tetor 2014), ku ishte Relator i rrethit të vogël anglez “A”.








All the contents on this site are copyrighted ©.