2015-01-23 16:49:26

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: imzot Pierre NGUYÊN VĂN NHON


Imzot Pierre NGUYÊN VĂN NHON(Pierr Nguçen Van Non) Kryeipeshkëv i Hanoit (Vietnam) lindi më 1 prill 1938 në Da Lat në Vietnam.
Studimet i kreu në vendlindje para se të merrte shugurimin meshtarak, më 21 dhjetor 1967.
Më 11 tetor 1991 Papa Gjon Pali II e emëroi Ipeshkëv-ndihmës të Da Lat, ku u shugurua më 3 dhjetor të të njëjtit vit.
Më 23 mars 1994 ishte ipeshkëv Da Lat.
U zgjodh kryetar i Konferencës ipeshkvnore vietnameze në vitin 2007, për të vijuar misionin deri më 2013.
Më 22 prill 2010 Papa Benedikti XVI e emëroi Kryeipeshkëv ndihmës të kryedioqezës së Hanoit, ku u emërua Kryeipeshkëv vetëm pas pak javësh, më 3 maj, pas dorëheqjes së kryeipeshkvit Joseph Ngô Quang Kiêt.








All the contents on this site are copyrighted ©.