2015-01-21 12:05:22

Niger, dhunë kundër të krishterëve. Françesku: mizori në emër të Zotit


Në audiencën e përgjithshme, Papa kujtoi gjithë të krishterët e persektuar të botës dhe bëri thirrje të veçantë për Nigerin ku, pak ditë më parë, ekstremistët myslimanë dogjën e plaçkitën më se 45 kisha, duke mbytur mizorisht 10 vetë, në shenjë proteste për karikaturat e Muhametit botuar nga e përjavshmja franceze Charlie Hebdo. Ja fjalët e Papës:Dëshiroj t’ju ftoj të lutemi së bashku për viktimat e manifestimeve të ditëve të fundit në Nigerin e dashur. U kryen shumë mizori kundër të krishterëve, kundër fëmijëve, kundër kishave. T’i lutemi Hyjit të na japë dhuratën e paqes e hirin që ndjenjat fetare të mos bëhen kurrë më nxitje për dhunë, paudhësi e shkatërrim. Nuk mund të bëhet luftë në emër të Zotit! Uroj të rivendoset sa më shpejt klima e respektit reciprok dhe e bashkëjetesës paqësore, për të mirën e të gjithëve. Ta lusim Zojën e Bekuar për njerëzit e Nigerit. Të faleMëri….







All the contents on this site are copyrighted ©.