2015-01-22 13:58:46

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Manuel José MACÁRIO do NASCIMENTO CLEMENTE


Imzot Manuel José Macário do Nascimento lindi në Torres Vedras, Patriarkat i Lisbonës (Portugali), më 16 korrik 1948.
Pas laurës në histori të përgjithshme, pranë Universitetit të Lisbonës, hyri në Seminarin Patriarkal “Krishti Mbret”, ku mori doktoratën në Teologji, me specializim në Teologji Historike pranë Universitetit Katolik Portugez.
Më 29 qershor 1979 u shugurua meshtar dhe u inkardinua në Patriarkatin e Lisbonës. Kreu detyrën e zëvendës-Rektorit të Seminarit të Madh; atë të pedagogut në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit Katolik Portugez, të anëtarit të Kapitullit të Katedrales, të Këshillit Presbiterial dhe të Këshillit Baritor.
Më 6 nëntor 1999 u emërua, nga Papa Gjon Pali II, ipeshkëv titullar i Pinhel dhe ndihmës i Lisbonës. Mori shugurimin ipeshkvnor më 22 janar 2000.
Më 22 shkurt 2007, Ati i Shenjtë Benedikti XVI e emëroi Ipeshkëv të Dioqezës së Portos.
Më 18 maj 2013, Papa Françesku e emëroi Patriark të Lisbonës.
Nga 19 qershori 2013 është kryetar i Konferencës ipeshkvnore portugeze, pasi pati kryer detyrën e zëvendës-kryetarit. Në mjediset e së njëjtës Konferencë, kreu detyrën e Kryetarit të Komisionit Ipeshkvnor për Kulturën, Pasuritë Kulturore dhe Komunikimet Shoqërore.
Autor i shumë librave të botuar, nga viti 2012 është Anëtar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore.








All the contents on this site are copyrighted ©.