2015-01-19 16:23:19

Protesta në Pakistan. Alarm i Londrës për atentate xhihadiste


Karikaturat e publikuara nga e përjavshmja franceze “Charlie Hebdo” zgjuan protesta edhe në Pakistan. Mijëra njerëz dolën shesheve, ndërsa nga Londra, kryeministri britanik, David Cameron, e quajti “me probabilitet të lartë” një sulm të ri xhihadist. Nesër, mbledhja e ministrave të jashtëm evropianë do t’i kushtohet çështjes së luftëtarëve të huaj, që fshihen në kontinentin e vjetër, gati për t’u hedhur në aksion. Ndërkaq, akoma nuk është kapur Abelhamid Abaooud, truri i celulës terroriste, që u zbulua këto ditë në Belgjikë. Në Francë, mbeten në hetuesi nëntë vetë, të dyshuar për lidhje me autorët e masakrës së Parisit.







All the contents on this site are copyrighted ©.