2015-01-19 16:23:29

Ipeshkvijtë e Belgjikës: mos i lini shteg agresivitetit të verbër


Pas ngjarjeve të fundit, ipeshkvijtë e Belgjikës bëjnë thirrje të mos i lihet shteg “agresivitetit të verbër”, por të vazhdohet udha e dialogut dhe e takimit, në këto orë dramatike për vendin. Alarmi kundër terrorizmit u rrit, pas operacionit të policisë në Verviers, qytet në kufi me Gjermaninë, ku u vranë dy xhihadistë.
Gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ipeshkvi i Liezhit, imzot Jean-Pierre Delville, ndodhej pikërisht në xhaminë e Verviers. “Në çastin kur isha për vizitë në xhami – tregon ipeshkvi për agjencinë katolike SIR – një grup terroristësh u gjetën e u sulmuan nga policia. Ngrohtësia e treguar nga bashkësia myslimane e Hodimont bie ndesh me dhunën e atyre, që e tradhtojnë Islamin me agresivitetin e tyre të verbër. Lufta sjell luftë. Vetëm dialogu dhe takimi çojnë drejt paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.