2015-01-11 13:36:21

Papa në Engjëllin e Tënzot: jemi duke jetuar një kohë mëshire


Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa thelloi kuptimin e festës së Pagëzimit të Zotit, duke nënvizuar se me këtë ngjarje të madhe, të jashtëzakonshme, mori fund koha “e qiellit të mbyllur” e u hap koha e mëshirës.RealAudioMP3
Mund ta takojmë Krishtin në të varfërit, të sëmurët, të burgosurit
Pagëzimi i Zotit çan “qiejtë e mbyllur”, që flasin për ndarjen e Hyjit nga njeriu, si pasojë e mëkatit. Mëkati, pohoi Papa Françesku, na largon nga Hyji, e këput lidhjen ndërmjet tokës e qiellit, duke përcaktuar, kështu, mjerimin tonë e dështimin e jetës sonë. Qiejtë e hapur tregojnë se Hyji e dha hirin e Tij. Tani, secili nga ne ka mundësi të takohet me Birin e Hyjit, duke provuar tërë dashurinë e mëshirën e Tij të pacak.
“Mund ta takojmë realisht, të pranishëm në Sakramente, sidomos, në Eukaristi. Mund ta njohim në fytyrën e vëllezërve tanë, posaçërisht në të varfrit, të sëmurët, të burgosurit, refugjatët; ata janë korpi i gjallë i Krishtit të vuajtur e figura e dukshme e Hyjit të padukshëm”.
Sot ndjehet shumë nevoja për mëshirë
“Ka shumë nevojë sot, për mëshirë, tha Papa. E ka shumë rëndësi edhe që besimtarët laikë ta jetojnë e ta çojnë në të gjitha mjediset shoqërore”.
“Përpara, pra! Jemi duke jetuar një kohë mëshire. Kjo është koha e mëshirës!”.
Shpirti Shenjt nxit për ta çuar Ungjillin në mbarë botën
Në Pagëzimin e Jezusit, vijoi Papa, mbi Zotin zbret Shpirti Shenjt që, shtoi, është i harruari i madh në lutjet tona, por nuk duhet harruar se është pikërisht Shpirti, Ai që i prin jetës së krishterë. “Ta lëshojmë në dorë të Shpirtit Shenjt jetën tonë prej të krishterësh dhe misionin, që e morëm të gjithë për virtyt të Pagëzimit, do të thotë të rigjesh guximin e nevojshëm apostolik për t’i kapërcyer ujditë e lehta, tipike për mendësinë e botës:
“Një i krishterë e edhe një bashkësi e shurdhër për zërin e Shpirtit Shenjt, që e nxit ta çojë Ungjillin në skajet më të largëta të tokës e të shoqërisë, bëhet edhe i krishterë e bashkësi “mememce”, që nuk flet, as nuk ungjillëzon.
Ftesë për t’u lutur për shtegtimin në Azi
përfundim të lutjes mariane, Papa përsëriti ftesën për të kujtuar ditën e Pagëzimit tonë e foli edhe për shtegtimin e tij apostolik në Sri Lanka e në Filipine. Mbrëmë shkoi të lutej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në prag të këtij misioni të ri:
“Ju kërkoj të më shoqëroni me lutje e u kërkoj edhe srilankezëve e filipinasve, që janë këtu, në Romë, të luten posaçërisht për mua gjatë këtij shtegtimi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.