2015-01-07 16:07:33

Egjipt - Krishtlindje e blinduar për ortodoksët koptë


Krishtlindje e blinduar në Egjipt, për Kishën kopto-ortodokse. Ndërsa në Libi u liruan 13 nga 20 të krishterët, që ishin në duart e islamistëve.
Filluan në mesnatë, kremtimet për Krishlindjen në Kishën kopto–ortodokse, e para për numër besimtarësh në Lindjen e Mesme. Qeveria egjiptiane mobilizoi një numër të madh forcash, nga frika e atentateve. E megjithatë, festa nuk kaloi pa gjak: dje në mëngjes dy policë, roje në një kishë katolike, u vranë nga disa të panjohur, në qytetin Minya, i mirënjohur për fërkime ndërmjet të krishterëve, që përfaqësojnë më se gjysmën e popullsisë, e islamistëve.
Lajme të mira, ndërkaq, nga Libia, ku burimet qeveritare zyrtare konfirmuan mbrëmë lirimin e 13 të krishterëve koptë egjiptianë, të rrëmbyer të shtunën e kaluar në Sirte, për arsye të panjohura. Ndërsa për shtatë të krishterët e tjerë koptë, në duart e islamistëve libikë, nuk ka asnjë lajm. Në Kairo, Mesha e mesnatës së Krishtlindjes u kremtua rregullisht e pa aksidente, ndërsa në katedralen kopto-ortodokse të Shën Markut, presidenti egjiptian Abdel al-Fatah al Sisi i çuditi besimtarët, që e panë papritmas duke hyrë në Kishë. Në vijim, një çudi tjetër: presidenti përshëndeti Patriarkun Tawadros II dhe foli me të krishterët e pranishëm, duke nënvizuar unitetin e popullit egjiptian.







All the contents on this site are copyrighted ©.