2014-12-27 16:24:58

Promotori i Drejtësisë vatikanase e liron aktivisten “Femen”


Promotori i Drejtësisë vatikanase, njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi, u takua sot paradite me zonjën Iana Azhdanova, aktiviste e “Femen”. Zonja në fjalë u kap ditën e Krishtlindjes ndërsa përpiqej të merrte shtatoren e Krishtit Fëmijë nga Shpella e Betlehemit, në Sheshin e Shën Pjetrit. Promotori i Drejtësisë e miratoi arrestimin e kryer nga Xhandarmëria ditën e Krishtlindjes, pas këtij akti. Më pas, shton Atë Lombardi, vendosi ta lirojë, duke dhënë urdhër t’i ndalohet hyrja në Shtetin e Qytetit të Vatikanit, në Bazilikë e në vende të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.