2014-12-25 17:27:12

Imzot Massafra: Mesazhi i Krishtlindjes i ipeshkvijve të Shqipërisë


E përqendruar në vëmendjen për të varfërit, mesazhi i sivjetëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. “Ndërsa shumë familje, - shkruajnë barinjtë e katolikëve shqiptarë - veçanërisht në këto ditë festash me rastin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, shpenzojnë shumë para në restorante, shumë familje duhet të kënaqen me pak bukë të thatë ose me pak lugë oriz”. Ipeshkvijtë u bëjnë thirrje përgjegjësve politikë e shoqërorë të “respektojnë të varfërit dhe punëtorët”. Por të dëgjojmë kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në mikrofonin tonë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.