2014-12-21 16:08:07

Papa emëron kamerlengun e ri, zëvendës është Gloder


Papa Françesku emëroi kamerleng të Kishës Shenjte Romake, kardinalin Jean-Louis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar; zëvendës kamerleng, imzot Giampiero Gloder, kryeipeshkëv titullar i Teldes, nunc apostolik, kryetar i Akademisë Kishtare. Respektivisht zënë vendin e kardinalit Tarcisio Bertone dhe të imzotit Pier Luigi Celata.
Kamerlengu ka për detyrë të kujdeset e të mbarështojë pasuritë dhe të drejtat e përkohshme të Selisë së Shenjtë gjatë periudhës kur selia është vakante.








All the contents on this site are copyrighted ©.