2014-12-18 12:30:06

Suksesi i hapave të vegjël. Papa, të gjithë të kënaqur për afrimin e dy popujve të SHBA-së e Kubës


Gëzimi i Papës për vendimin historik të Qeverive të SHBA-së e Kubës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Selia e Shenjt vazhdon të sigurojë mbështetjen e saj për të favorizuar nismat e dialogut ndërmjet dy Kombeve. RealAudioMP3
“Sot të gjithë jemi të kënaqur, sepse pamës e si dy popuj, që ishin larguar që prej shumë vitesh, dje kanë bërë hapin e afrimit”. Papa Françesku shpreh kështu kënaqësinë e tij për rihapjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet SHBA-së e Kubës, gjatë audiencës me ambasadorë të ri pranë Selisë së Shenjtë, mbajtur sot në sallën Klementina në Pallatin Apostolik në Vatikan me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Duke ju uruar të gjithëve “punë të mbarë e të frytshme” Ati i Shenjtë Françesku kujtoi se “puna e ambasadorit është punë e hapave të vegjël, të gjërave të vogla, por që përfundojnë përherë për të pajtuar, për të afruar zemrat e popujve, për të mbjell vëllazërimin ndërmjet popujve”. “E kjo është puna juaj, por me gjëra të vogla, shumë të vogla”. Papa Françesku e lëvdoi veprën të “çuar përpara nga diplomacia” dhe nënvizoi: “Diplomacia është punë fisnike, shumë fisnike!”.
Në sallën Klementina në Vatikan Papa Françesku priti sot ambasadorët e ri të: Mongolisë, Bahamës, Republikës Dominikane, Tanzanisë, Danimarkës, Malajzisë, Ruandës, Finlandës Zelandës së Re, Malit, Togos, Bangladeshit e Katarit. Këtyre Papa u dha “një mirëseardhje të përzemërt” duke ju uruar atyre që “çdo herë që – tha Ati i Shenjtë Françesku – ju hyni në këtë shtëpi të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Keni tërë mikpritjen tonë e respektin tonë për ju e për popujt tuaj dhe për krerët e qeverive tuaja. Ju përshëndes të gjithëve e ju urojë punë të frytshme, punë të mbarë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.