2014-12-18 15:54:00

Papa, luteranëve: të mos ndahemi për tematikat e jetës e të familjes


Nuk duhet të heshtim për çështjet, që kanë të bëjnë me dinjitetin e njeriut, në mënyrë që të mos cënohet konsensusi ekumenik i arritur deri tani. Ky ishte mendimi i shprehur sot nga Papa Françesku, në audiencën me delegacionin e Kishës Ungjillore Luterane gjermane:RealAudioMP3
“Me aktualitet të jashtëzakonshëm janë çështjet e lidhura me dinjitetin e njeriut në fillim e në fund të jetës së tij, po ashtu, ato që kanë të bëjnë me familjen, me martesën dhe me seksualitetin, për të cilat nuk mund të heshtim ose t’i lemë mënjanë, vetëm sepse nuk duam të cënojmë konsensusin ekumenik të arritur deri tani. Do të ishte mëkat nëse për këto çështje të rëndësishme të ekzistencës njerëzore, do të vëreheshin ndryshime të reja ndërmjet konfesioneve fetare”.
Papa kujtoi se në vitin 2017, të krishterët luteranë dhe katolikë do të përkujtojnë së bashku 500-vjetorin e Reformës, rast – nënvizoi Ati i Shenjtë – për dëshminë e fesë së përbashkët në Zotin, Njëni e Trini:
“Në qendër të kësaj ngjarjeje do të jenë lutja dhe kërkesa intime e faljes drejtuar Zotit tonë Jezu Krishtit për fajet e ndërsjella, së bashku me gëzimin e ecjes në udhën ekumenike të përbashkët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.