2014-12-18 10:09:58

Kthesë historike në marrëdhëniet SHBA Kubë. Papa: përgëzoj megjithë zemër


Njoftim i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit mbi vendimin e Qeverive të SHBA-së e Kubës për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike
“Ati i Shenjtë dëshiron të shpreh kënaqësinë e tij për vendimin historik të Qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të Kubës për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me qëllim që të kapërcehen, në interesin e qytetarëve të të dy palëve, vështirësitë që kanë shënuar historinë e tyre të kohëve të fundit. Gjatë muajve të fundit, Ati i Shenjtë Françesku i ka shkruar Presidentit të Republikës së Kubës, SH.T. Zotit Raul Castro, e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, SH.T. Zotit Barack H. Obama, për t’i ftuar t’i zgjidhin çështjet humanitare me interes të përbashkët, ndër të cilat situatën e disa të burgosurve, me qëllim që të niset një fazë e re në marrëdhëniet ndërmjet dy Palëve. Selia e Shenjtë, duke pritur, në muajin e tetorit, Delegacionet e dy Vendeve, ka dashur t’i ofroj zyrat e veta të mira për të favorizuar dialogun pozitiv mbi tema delikate, nga i cili doli zgjidhje që kënaqi të dy Palët. Selia e Shenjtë vazhdon të sigurojë mbështetjen e saj ndaj nismës që dy Kombet do të ndërmarrin për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale e favorizimin e mirëqenies së qytetarëve të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.