2014-12-18 12:59:24

Katolikët shqiptarë të Romës, në meshë me Papën Françesku


Si fëmijët me prindin, kështu sot në Meshën me Papa Françeskun kremtuar sot në mëngjes në Vatikan, ishte një grup shqiptarësh, që përfaqëson komunitetin katolikë shqiptar në Romë.Kujtojmë se grupi udhëhiqej nga përgjegjësi për baritorinë e të gjithë shqiptarëve katolikë në Itali, don Pasquale Ferraro dhe nga don Gjovalin Suka, meshtar me studime në Romë, kapelan i bashkësisë katolike shqiptare në kryeqytetin italian. Të pranishëm, murgesha e besimtarë me banim në Romë. Në një entuziazëm të papërshkruar, shqiptarët deshën ta falenderonin Papën Françesku për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe t’i uronin ditëlindjen, që Ati i Shenjtë e festoi dje.Por të ndjekim intervistën e don David Gjugjës me don Gjovalin Sukën dhe me motër Majlinda Topallin, murgeshë e Kongregatës së “Apostulleve të Zemrës së Krishtit”…....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.