2014-12-18 15:54:10

Ati i Shenjtë, fëmijëve të Veprimit Katolik: me Jezusin, gjithçka është e mundur


Me Jezusin përkrah në jetë, gjithçka është e mundur. Sidomos, është e mundur të shpenzohet koha, energjia e shërbimi për bashkësinë, ku bën pjesë, e për të varfërit. Këtë u kujtoi Papa Françesku rreth 50 fëmijëve të Veprimit Katolik, që i uruan sot Krishtlindjen Atit të Shenjtë. Papa u nis nga tema e zgjedhur për këtë vit nga edukatorët “Gjithçka për t’u zbuluar”.RealAudioMP3
“Gjithçkaja” e parë, u tha fëmijëve, është të mos dorëzohen kurrë e ta ndërtojnë jetën së bashku me prindërit, vëllezërit, miqtë e shokët e shkollës. Së dyti, i këshilloi Ati i Shenjtë, të interesohen për nevojat e të varfërve, të nevojtarëve, të njerëzve të vetmuar, sepse kush e do Jezusin, nuk mund të mos e dojë të afërmin. Pastaj, të jenë apostuj të paqes e të qetësisë në familje e kudo, sepse është bukur kur kapërcehen keqkuptimet dhe mbretëron dashuria. Së fundi, Papa Françesku i këshilloi fëmijët të luten, të flasin me Jezusin, sepse ai është miku i tyre më i madh, që nuk i braktis kurrë.








All the contents on this site are copyrighted ©.