2014-12-17 15:32:00

Ati i Shenjtë Bergoglio plotëson Komisionin për Mbrojtjen e të Miturve


Papa Françesku plotësoi Komisionin për Mbrojtjen e të Miturve me nëntë anëtarë të rinj, zgjedhur nga vende të ndryshme të botës. Mbledhja e tyre e ardhshme do të mbahet nga 6 deri më 8 shkurtin e ardhshëm, në Vatikan. Të dëgjojmë komentin e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi:
Është lajm i mirë fakti që Komisioni u plotësua dhe mund ta programojë punën sistematikisht, me horizonte të rëndësishme para vetes. Me anëtarët e rinj, arrihet qëllimi i përfaqësimit të gjendjeve të ndryshme gjeografike dhe kulturore. 17 anëtarët janë nga pesë kontinentet. Aspekt tjetër i rëndësishëm është përfaqësimi ndërdisiplinor. Ka ekspertë në psikologji, psikiatri, pedagogji, sociologji, moral, teologji, jurisprudencë. Ndër 17 anëtarët, 8 janë gra, ndër të cilat, dy rregulltare. 10 anëtarë të Komisionit janë laikë. Ndër të emëruarit e rinj është edhe një laik, që ka qenë viktimë e abuzimeve dhe e njeh personalisht Papën, sepse e pati takuar, së bashku me viktimat e tjera në muajt e kaluar. Ai i shtohet gruas irlandeze, që është anëtare e Komisionit e që pati përjetuar këtë traumë të rëndë në jetën e vet. Kisha dëshiron të tregojë kështu, vëmendjen e vet në përballimin e problemit të abuzimit me të miturit, kësaj plage të kohës sonë.

Ja, Komisioni i plotë:
Kardinali Seán O'MALLEY, OFM Cap. - President
Mons. Robert OLIVER (SHBA) - Segretario
Rev. Luis Manuel ALI HERRERA (Kolumbi)
Dr. Catherine BONNET (Francë)
Marie COLLINS (Irlandë)
Dr. Gabriel DY-LIACCO (Filipine)
Prof. Sheila Baronesha HOLLINS (Angli)
Bill KILGALLON (Zelanda e Re)
Motër Kayula Gertrude LESA, RSC (Zambia)
Motër Hermenegild MAKORO, CPS (Afrika e Jugut)
Kathleen McCORMACK AM (Australi)
Dr. Claudio PAPALE (Itali)
Peter SAUNDERS (Angli)
Hon. Hanna SUCHOCKA (Poloni)
Dr. Krysten WINTER-GREEN (SHBA)
Rev. Dr. Humberto Miguel YÁÑEZ, SJ (Argjentinë)
Rev. Dr. Hans ZOLLNER, SJ (Gjermani)







All the contents on this site are copyrighted ©.