2014-12-16 14:39:00

Sulm talebanësh në Pakistan: së paku 120 viktima, edhe fëmijë


Së paku 126 viktima, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, e 200 të plagosur. Ky është bilanci i tmerrshëm i masakrës së talebanëve në Pakistan, në një shkollë të Peshauarit. Aktualisht, shkolla është liruar nga ushtria dhe gjashtë terroristët janë vrarë.
Kjo gjakderdhje e pashoq, pra, 123 fëmijë të vrarë, ishte përgjigjja e talebanëve kundër aksioneve të ushtrisë pakistaneze në veri të Uaziristanit, në kufi me Afganistanin. Viktimat e vogla, nga 7 deri 14 vjeç, ishin të gjithë nxënës të kësaj shkolle në qytetin kyresor në veriperëndim të vendit. Shkolla u sulmua nga talebanët e grupit kryesor të rebelëve islamikë të lidhur me Al Kaedën, të cilët ishin veshur si ushtarë të rregullt, prandaj hynë lehtësisht në institutin, ku studiojnë bijtë e ushtarakëve pakistanezë. Autoritetet e quajtën sulmin “tragjedi kombëtare” dhe bënë thirrje për dhurimin e gjakut.







All the contents on this site are copyrighted ©.