2014-12-16 14:14:35

Papa Françesku priti anëtarin e presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, kroatin Dragan Čović


Papa Françesku priti dje në Pallatin Apostolik në Vatikan, Dragan Čović, anëtar kroat i Presidencës Kolegjiale të Bosnjës e Hercegovinës, i cili pas takimit me Atin e Shenjtë Bergoglio u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominique Mamberti.
Bisedimet e përzemërta, njofton në një deklaratë Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë, “ofruan rastin për t’u ndal tek situata në Vend, me një referim të veçantë për kontributin e katolikëve në ndërtimin e shoqërisë e në mënyrë të veçantë për kontributin që dhanë në rimëkëmbjen pas dëmeve të mëdha që shkaktuan përmbytjet e pranverës së kaluar”. Gjithnjë gjatë bisedimeve duke vlerësuar marrëdhëniet e mira bilaterale, vijon deklarata e Sallës së Shtypit, “janë trajtuar disa tjera lidhur me aplikimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2006, që rregullon marrëdhëniet e bashkëpunimin ndërmjet Kishës e Shtetit për të mirën e përbashkët”. Së fundit, “u trajtuan edhe disa problematika nga aktualiteti rajonal e ndërkombëtar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.