2014-12-16 18:24:14

Papa Françesku mbush 78 vjeç. Urime e përpara me reformat!


Më 17 dhjetor, Papa Françesku mbush 78 vjeç. Në Vatikan arrijnë urime nga mbarë bota, edhe nga bota shqiptare. Personalitete të të gjitha fushave e njerëz të thjeshtë i drejtojnë Papës urime zyrtare e personale, të shkruara e të pashkruara, që shpesh kanë formën e lutjes. Prej tyre, zgjodhëm urimin e një miku të dashur të Atit të Shenjtë, kardinalit brazilian Cláudio Hummes, kryetar i Komisionit Ipeshkvnor për Amazonën, me telefon, nga San Paolo:

Përgjigje: - Do të më pëlqente shumë të isha në Romë për t’i dhënë një përqafim miqësor e vëllazëror, në 78-vjetorin e ditëlindjes, Françeskut të shumëdashur. Lutemi për të. Të gjithë ne dëshirojmë t’i themi se jemi me të, e posaçërisht për projektet, që ka para vetes; projektin e reformës së Kishës. Projekt urgjent e i nevojshëm, reforma e Kishës. Dëshirojmë t’i themi se jemi pranë tij për të marrë pjesë në këtë reformë, e se jemi gjithnjë solidarë me të. Urimet më të mira, pra: i urojmë shëndet të plotë. Zoti e ngushëlloftë gjithnjë e i dhëntë guxim e forcë për të ecur përpara. Pastë gëzim e lumturi në këtë punë, në këtë shërbesë, edhe pse është gjithnjë e vështirë e tepër e lodhshme puna e Papës, shërbesa e Pasardhësit të Shën Pjetrit. Duam ta përqafojmë, ta puthim e të lutemi për të në mënyrë shumë të posaçme.







All the contents on this site are copyrighted ©.