Imzot Dodë Gjergji: Krishtlindja kërkon ndryshimin tonë rrënjësor
Sot pasdite në Prishtinë, para Kishës katedrale të së Lumes “Nënë Terezë”, u ndezën
dritat e Pemës së Krishtlindjes. Për të pestën herë më radhë, në kryeqytetin e Kosovës,
me dritën e saj, Pema e Krishtlindjes kumton mesazhin e festës së madhe të Mishërimit
të Zotit, që tashmë troket në portën e zemrave të njerëzve. Ndriçimi i Pemës së Krishtlindjes
u parapri nga kremtimi i Meshës në Katedrale udhëhequr nga ipeshkvi i vendit. Ipeshkvi
kosovar uron që Mesazhi i Foshnjës Hyjnore t’i nxitë udhëheqësit e Vendit të kërkojnë
e të punojnë për mirën e përbashkët të qytetarëve. Njerëzit kanë humbur shpresën,
jemi zhytur në një pesimizëm të rëndë, prandaj duhet një shtytje për të fituar errësirën
e egoizmave e të interesave vetjake, e kështu të nderojmë shpresën e një të ardhme
më premtuese. Mbi domethënien e këtij simboli fetar, mesazhin që përçon te besimtarët
e njerëzit vullnet mirë dhe situatën aktuale në Kosovë në dritën e Krishtlindjes,
në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë ipeshkvin katolikë të vendit, imzot
Dodë Gjergji...