2014-12-02 14:25:15

John Brown në përvjetorin e vdekjes


Sot duke shfletuar librin e madh të historisë botërore, kujtojmë amerikanin John Brown, në përvjetorin e vdekjes më 2 dhjetor 1859.
John Brown qe një nga kundërshtarët më të rreptë, deri në fanatizëm, të skllavërisë në SHBA. Në prag të luftës, e cila do t’i kundërvinte përballë njëri-tjetrit Veriun e territorit ku sot shtrihen SHBA, që kërkonte çlirimin e skllevërve, me Jugun, ku sundonte një skllavopronari klasike, ai organizoi një sulm të befasishëm mbi Virgjinia së bashku me dy bijtë dhe me pesë ish-skllevër zezakë.
U kap dhe u vra më 2 dhjetor 1859. Për impenjimin e tij në mbrojtje të lirisë njerëzore, që s’njeh dallime race, ngjyre, gjuhe, kombësie, etnie, mbeti një nga figurat legjendare të historisë së njerëzimit.
Brown është protagonist i himnit të famshëm të ushtrisë Nordiste, që u këndua rishtas me shumë sukses në skenat e viteve ’60.







All the contents on this site are copyrighted ©.