2014-11-28 11:36:17

Mustafa Kemal “Atatürk”


Mustafa Kemal “Atatürk”(Selanik, 1881- Stamboll, 1938) është themelues dhe president i parë i Republikës Turke. Është ai, që e shkëputi plotësisht Turqinë nga e kaluara e saj otomane, duke hedhur bazat e një shteti laik modern, përmes masave tejet të rrepta. Zhduku urdhëresën, sipas së cilës “feja e shtetit ishte Islami” duke vendosur në bazë të shtetit të ri, parimin e laicitetit (Kushtetuta e 5 shkurtit 1937); shfuqizoi Kalifatin, zëvendësoi drejtësinë kuranike otomane, me Kodin civil; ndau sistemet juridike dhe edukative, nga ata islamike; mbylli sivëllezëritë e dervishëve dhe të sekteve të tjera fetare; vendosi që dita e pushimit javor të mos ishte më e premtja, por e diela; adoptoi kalendarin perëndimor; ndaloi poligaminë; u dha grave të drejtën aktive dhe pasive të votës; ndaloi ferexhenë e velin për gratë, zëvendësoi alfabetin arab me atë latin për shkrimin e gjuhës turke, pa kujtuar këtu, masat tjera të shumta, mbi bazën e të cilave ngriti Turqinë moderne.










All the contents on this site are copyrighted ©.