2014-11-28 11:36:07

Mauzoleu Atatürk


Në këtë mauzole, ndërtuar ndërmjet viteve 1944-1953, u varros trupi i Mustafa Kemal Atatürk, atë i turqve, themelues e President i parë i Republikës turke(1923-38). Në mauzole hyhet duke përshkuar një rrugicë, stolisur me luanë prej guri, që të kujtojnë skulpturat hitite. Në të dy anët janë dy pavijone, ku mund të njihesh me historinë e ndërtimit të monumentit. Në sheshin e madh para Mauzoleut ka disa muze të tjerë, për ruajtjen e koleksioneve me objekteve personale të Atatürk-ut. Forma e ndërtesës, ku hyhet përmes një shkalle mermeri të gjelbër, të kujton tempujt grekë. Çatia është e stolisur me mozaikë të artë. Pjesa e ekspozuar e varrit është një bllok mermeri një cope, me peshë 490 tonelata. Atatürk është varrosur pikërisht nën këtë bllok.








All the contents on this site are copyrighted ©.