2014-11-28 13:35:57

Françesku është në Turqi: “Vend që ndihmon shumë refugjatë të luftës”


Papa Françesku nisi shtegtimin e tij të gjashtë të papnisë, në Turqi. Avioni papnor preku tokën e aeroportit të Ankarasë në orët e mesditës. Duke përshëndetur gazetarët e grupit shoqërues, Papa u shpreh kështu:RealAudioMP3
“Mirëdita. Ju uroj mirëseardhjen e ju falënderoj për shoqërinë tuaj në këtë shtegtim. Puna juaj është mbështetje, ndihmë e edhe shërbim që i bëhet botës, për të njohur këtë veprimtari fetare e humanitare. Turqia në këtë çast është dëshmitare e është edhe ajo, që u jep ndihmë shumë refugjatëve të zonave në konflikt. E falënderoj për këtë shërbim. Do të takohemi përsëri në konferncën e shtypit. Shumë faleminderit e punë të mbara”.

Po ju kujtojmë, në vijim, programin e shtegtimit të papës, për sot e për nesër: Sot, ora 9:00 nisja me avion nga Aeroporti romak i Fiumicino-s
ora 13:00 Arritja në Aeroportin Esemboğa të Ankarasë – Pritja zyrtare – Vizita në Mauzoleun e Atatürk-ut
Pallati Presidencial - ceremonia e mirëseardhjes - vizita e mirësjelljes tek Presidenti i Republikës – Takimi me autoritetet – Fjalim i Atit të Shenjtë
Takim me kryeministrin
Vizitë në Presidencën për Çështjet Fetare al Diyanet

E Shtunë 29 nëntor

ora 9:30 Nisja me avion nga Aeroporti Esemboğa i Ankarasë
ora 10:30 Arritja në Aeroportin Ndërkombëtar Atatürk të Stambollit
Vizita në Mauzoleun e Shën Sofisë

Vizita në Xhaminë Sulltan Ahmet Mesha në Katedralen Katolike të Shpirtit Shenjt - Homelia e Atit të Shenjtë

Lutja ekumenike në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit
Takim privat me Shenjtërinë e Tij Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal.










All the contents on this site are copyrighted ©.