2014-11-28 17:05:55

Diyanet, Departamenti për Çështjet Fetare


Diyanet (Dìjanet) është autoriteti më i lartë fetar islamik sunnit në Turqi. Megjithëse 98 % e popullsisë është myslimane (68% sunnitë, 30% alauitë) Turqia është shtet laik. Organizmi i shtetit mbi bazën e laicitetit u realizua nën drejtimin e Atatürk-ut (1924), i cili shfuqizoi Kalifatin dhe e zëvendësoi Ministrinë e Shari’a-s me një organizëm shtetëror qëndror, që është pikërisht Dìjaneti. Me traktatin e paqes të Lozanës (1923), të gjitha pakicat fetare në vend gëzojnë të drejta ligjore të barabarta e Kushtetuta sanksionon lirinë e ndërgjegjes, të besimit fetar e të opinionit për të gjithë qytetarët.President i Dìjanet-it është Profesor Mehmet Gormez.







All the contents on this site are copyrighted ©.