2014-11-24 15:37:23

Me rastin e 28 nëntorit, në bashkësinë e Shën Athanasit, konferenca “Krishterimi i lashtë në Shqipëri”


Afrohet Festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe ftesat për kremtimet 2014.
Sipas traditës, edhe sivjet Bashkësia italo-shqiptare e Shën Athanasit në Romë, me rastin e festës kombëtare, do të organizojë të shtunën, më 29 nëntor 2014, ora 17.00, në Via dei Greci, 46 – 00187, një konferencë me temë: “Krishterimi i lashtë në Shqipëri”. Do të flasë Shkëlqesia e Tij, profesor Neritan Ceka, Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Kuirinales. Veprimtarinë do ta koordinojë profesor Domeniko Morelli.
Të diel, më 30 nëntor 2014, në orën 10.30, pranë Kishës së Shën Athanasit, në Rrugën e Babuinit, 149, për të gjithë popullsitë që flasin gjuhën shqipe në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në këtë gjuhë, kryesuar nga Papas Nicola Miracco Berlingieri.










All the contents on this site are copyrighted ©.