2014-11-25 10:39:30

Katedralja e Shën Marisë së Strasburgut


E ndërtuar me stil gotik ndërmjte viteve 1015 e 1439, ka nisur kremtimet jubilare me rastin e mijëvjeçarit të ndërtimit të saj. Këmbanarja e Katedrales (142 m), deri më 1874 ishte ndërtesa më e lartë në botë. Në katedrale ndodhej edhe një organo me vlera të mëdha, si dhe një orë astronomike, kryevepër e artit rinashimental dhe e mekanikës (12 metra e gjatë), e përbërë nga një sahat, një kalendar e nga një astrolab, që mund të riprodhojë vazhdimësinë e ekuinokseve. E ndërtuar në në vitin 1352, në fillim si Orë e Mbretërve Dijetarë, u restaurua vazhdimisht gjatë shekujve, deri më 1856, kur mori formën, që ka sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.