2014-11-23 12:55:22

Vinçenc Stratigò: Unë jam shqiptar!


Shumë është shkruar për njërin nga paraardhësit e Ana Stratigosë, Vinçenc Stratigò, figurë, që luajti një rol tejet të rëndësishëm në luftën e arbëreshëve për bashkimin e Italisë. Po e kujtojmë këtu vetëm me dy strofa të një poezie, shkruar në vitin 1857, përkthyer lirshëm në shqipen e sotme. Vargjet flasin vetë:

Prej të ëmb’lit Epir u dëbuan,
Të parët e mi e u nisën një ditë,
U nisën me lot nga vendi amtar:
Unë jam Shqiptar!

Ti Itali e dashur e ëmbla Itali
më prite krahapur, ashtu si pret beharin,
në gjirin e këndshëm të vendit të bukur,
Mua, shqiptarin!







All the contents on this site are copyrighted ©.