2014-11-23 12:52:42

Gjuha arbëreshe duhet të trajtohet si institucion: flet Ana Stratigò


Gjuha arbëreshe dhe mësimi i saj në shkolla është në qendër të vëmendjes së veprimtarive të këtyre kohëve në zonat italo-shqiptare, sepse pikërisht në këtë periudhë mbushen 15 vjet që nga miratimi i ligjit për pakicat gjuhësore në Itali. Arbëreshët njihen nga ky ligj, i cili u lejon atyre të mësojnë gjuhën e tyre në shkollë, në të gjitha nivelet, nëse ka kërkesa për këtë. Vetëm dhjetë ditë më parë, ambasadori i Shqipërisë në Itali, në një takim italo-shqiptar, vuri në dukje se gjuha është institucion dhe nuk mund të ruhet me projekte. E këtij mendimi është edhe shkrimtarja dhe këngëtarja arbëreshe, Ana Stratigò, nga familja e madhe e Stratigove të Ungros, që dhanë një kontribut të shquar për bashkimin e Italisë. Ta dëgjojmë në mikrofonin tonë...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.