2014-11-20 14:17:56

Rrok Logu: bashkëpunim mes Vatikanit e Shqipërisë për të njohur monumentet kulturore


Ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zoti Rrok Logu, në cilësinë e Përgjegjësit të Zyrës së Komitetit Shtetëror të Shqipërisë për Kultet, në mikrofonin e radio Vatikanit flet për vizitën e tij në Vatikan të martën e kaluar, me Zëvendës Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, Mons. Antoine Camilleri. Së bashku me kryetarin e të njëjtit Komitet, Ilir Hoxholi dhe drejtoreshën e përgjithshme të agjencisë kombëtare të turizmit pranë Ministrisë së zhvillimit urban, Julinda Dhame, Rrok Logu nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Shqipërisë, siç dëshmojnë edhe disa marrëveshje në fusha të ndryshme nënshkruar mes dy Shteteve. Është koha, pohon mes tjerash, ambasadori Logu, që marrëveshjen me Selinë e Shenjtë të realizohen përmes nisma konkrete, si për shembull në fushën e turizmit fetar e kulturor në Shqipëri, që do t’i ofronte Vendit tonë një rast të veçantë për shpalosjen e vlerave e monumenteve të lashta që ka. Po më tepër të dëgjojmë intervistën e dom David Gjugjës me zotin Rrok Logu...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.