2014-11-21 14:08:32

Poeti i parë i letrave shqipe, imzot Pjetër Budin në përvjetorin e lindjes


Kujtojmë sot imzot Pjetër Budin në përvjetorin e lindjes. I lindur në Gurin e Bardhë të Matit në vitin 1566, imzot Budi qëndroi në vendlindje deri në moshën 21 vjeçare. Më pas u shugurua meshtar dhe kreu për 29 vjet misionin baritor në Kosovë e në Maqedoni. Duke ndjerë nevojën e librave liturgjikë në gjuhën shqipe, u nis për në Romë, ku me kujdes prej bariu e këmbëngulje prej studiuesi, arriti të botonte katër libra, të domosdoshëm për vijimin e punës baritore në një vend që vijonte të kërcënohej nga islamizimi. Janë veprat, gur themeli për historinë e shqipes së shkuar: “Doktrina e Kërshtenë”; “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali Romak”. Pas botimit të librave, prifti u rikthye menjëherë në atdhe, ku u emërua ipeshkëv i Zadrimës. Me librat e sapo botuar në dorë, nisi kremtimet e sakramenteve në gjuhën shqipe. Më 1622 u mbyt në lumin Drin, vdekje që pa dyshim lidhet ngushtë me veprimtarinë e tij të gjithanshme fetare e atdhetare. Imzot Budi mbetet poeti i parë i letrave shqipe.







All the contents on this site are copyrighted ©.