2014-11-20 16:03:40

Papa emëron Brulhart president të Autoritetit të Informacionit Financiar


Papa Françesku ka emëruar dr. René Brulhart, për një mandat pesë vjeçar, president të Autoritetit të Informacionit Financiar (Aif), deri më tani drejtor i të njëjtit Autoritet, themeluar më 30 dhjetor 2010 nga Benedikti XVI, statutet e të cilit qenë miratuar nga Papa Françesku më 15 nëntor 2013. Nga 30 janari kaluar, detyra e presidentit mbahej ad internim nga mons. Giorgio Corbellini, president i Zyrës së Punës pranë Selisë Apostolike e Komisionit Disiplinor të Kuries Romake, pasi kardinali Attilio Nicora kërkori të lirohet nga detyra.
Më 5 qershorin e kaluar Papa pat emëruar, gjithnjë për një mandat pesë vjeçar, katër anëtarë tjerë të Këshillit drejtues të Aif: dr.sa Maria Bianca Farina, dr. Marc Odendall, Joseph Yuvaraj Pillay dhe dr. Juan Zarate
Në ditët e ardhshme, siç parashikohet nga statutet, presidenti i Aif do të formulojë propozimin për emërimin e drejtorit të ri të Aif, emërim që i takon Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.







All the contents on this site are copyrighted ©.