2014-11-20 14:59:47

Papa: Jezusi qan kur zemra jonë mbyllet para dashurisë


Jezusi qan edhe sot kur portat e zemrës sonë, të barinjve, të Kishës, mbyllen para të papriturave (befasive) të tij duke mos e njohur Atë që sjell paqen: kështu pohoi mes tjerash Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës kremtuar në mëngjes në Vatikan.
Jezusi qan mbi Jerusalemin sepse nuk e njohu Atë që sjell paqe. Papa Bergoglio duke komentuar pjesën e Ungjillit të ditës, shpjegoi se Zoti qan për arsye të “mbylljes së zemrës”, të mbylljes së “qytetit të zgjedhur, të popullit të zgjedhur. Pse nuk pati kohë për t’ia hapur portën! Ishte tepër i zënë, tepër i kënaqur me vetveten. E Jezusi vazhdon edhe sot të trokas në porta, siç ka trokitur në portën e zemrës së Jerusalemit. Vazhdon të trokas në porta të vëllezërve të tij, të motrave të tij; në porta tona, në porta të zemrave tona, në porta të Kishës së tij. Jerusalemi e ndjente veten të qetë, të kënaqur me jetën që kishte e nuk kishte nevojë për Zotin: nuk e kuptonte se kishte nevojë për shëlbim. E për këtë arsye e mbylli zemrën e vet para Zotit”. “Vaji i Jezusit” mbi Jerusalemin – pohoi Papa Françesku – është “vaji mbi Kishën e tij, sot, mbi ne”:
E pse Jerusalemi nuk e pat pranuar Zotin? Sepse ishte i qetë dhe i kënaqur me atë që kishte e nuk donte probleme. Por edhe ti – thotë Zoti në Ungjill – duhet ‘edhe ti ta kuptosh këtë dhuratë, në këtë ditë, pikërisht Atë që të sjell paqen. Jerusalemi e populli i zgjedhur nuk arritën ta kuptonin atëherë kur qenë vizituar nga Ai. Patën frikë të vizitoheshin nga Zoti; patën frikë nga dhurata falas që ofron vizita e Zotit. Qenë të sigurt në gjërat që kishin e që mund t’i menaxhonin. Ne a thua jemi të sigurt në gjërat që ne mund t’i administrojmë?! Por mos të harrojmë se vizitën e Zotit, befasitë e tij, dhuratat e tij, ne nuk mund t’i administrojmë”.
E Papa Françesku shton:
Jerusalemi pati frikë nga kjo: të shpëtohej gjatë udhës së surprizës së Zotit. Pati frikë nga Zoti, nga Dhëndri tij, nga i Dashuri tij. E për këtë arsye Jezusi qan. Kur Hyji e viziton popullin e vet, na sjell gëzim, na sjell dhuratën e konvertimit. E të gjithë ne kemi frikë nga gëzimi që sjell Zoti, sepse nuk mund ta kontrollojmë. Kemi frikë nga konvertimi, sepse të konvertohesh do të thotë të lejosh që Zoti të të udhëheq” në jetë.
Kryqi është “çmimi i atij refuzimi” – vërejti Papa – që na tregon dashurinë e Jezusit, atë që e bënë “të qaj edhe sot – sa herë – për Kishën e tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.