2014-11-19 16:37:43

Thirrje e Papës për Lindjen e Mesme: vendime guximtare për paqen


Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa bëri përsëri thirrje për Lindjen e Mesme, pas atentatit në Sinagogën e Jeruzalemit:
“Ndjek me shqetësim thellimin e tensionit në Jeruzalem e në vise të tjera të Tokës së Shenjtë, me episode të papranueshme dhune, që nuk i kursejnë as vendet e kultit. Lutem në mënyrë të posaçme për viktimat e kësaj situate dramatike e për gjithë ata, që pësojnë pasojat. Nga thellësia e zemrës u bëj thirrje palëve në lidhje me ngjarjen, t’i japin fund spirales së urrejtjes e të dhunës e të merren vendime të guximshme për pajtim e paqe. Të ndërtosh paqen është vështirë, por të jetosh pa paqe, është torturë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.