2014-11-19 15:26:13

Imzot Chaput: Papa në Filadelfia, përvojë e mrekullueshme


Sot, në Vatikan, përfunduan punimet e bisedimit ndërfetar ndërkombëtar “Humanum”, kushtuar temës “Burri e gruaja përplotësojnë njëri-tjetrin”. 14 besime, të përfaqësuara nga 400 specialistë. Duke hapur punimet, Papa njoftoi se në shtator 2015 do të shkojë në Filadelfia, në SHBA, për Takimin VIII Botëror të Familjeve. Njoftim, ky, që u prit me gëzim të madh. E ky gëzim ndjehet fort edhe në fjalët e imzotit Joseph Chaput, kryeipeshkëv i qytetit amerikan.RealAudioMP3

Përgjigje: - When the Holy Father announced he was coming to Philadelphia it brought…Kur Ati i Shenjtë njoftoi se do të vinte në Filadelfia, ndjeva një gëzim të madh. Ndonëse edhe më parë më pati thënë se do t’i pëlqente të vinte, ky ishte njoftimi i parë zyrtar, që na jep energji të re, entuziazëm të ri. Kremtimi i Takimit Botëror të Familjeve në Filadelfia, do të jetë përvojë e mrekullueshme e unë shpresoj se të gjithë, nga Italia e nga mbarë bota, do të vijnë të marrin pjesë.

Pyetje: - Pse ka kaq shumë rëndësi të kuptohet gjithnjë më thellë se burri e gruaja përplotësojnë njëri tjetrin, janë si dy gjysma të një të tëre…

Përgjigje: - I think it is really important to focus on the complementarity of man and woman…Mendoj se është e rëndësishme, vërtet e rëndësishme, të thellohet kuptimi i këtij përplotësimi, në radhë të parë, sepse sot kjo gjë nuk bëhet shpesh. Në disa vise të botës shikojmë një farë rezistence. Ndërsa unë mendoj se kur mblidhemi për të dialoguar mbi këto aspekte e për të mësuar nga njëri-tjetri, kjo na krijon mundësi për të reflektuar e entuziazëm për të vijuar diskutimin mbi dhuratën, që është burri për gruan e anasjelltas, parë si një nga dhuratat e para, që na bëri Zoti ne të gjithëve. Unë jam i lum, që pata një nënë e një baba, të cilët më deshën e më rritën e më kënaq mendimi i dashurisë për njëri tjetrin, gjë të cilën ua uroj të gjitha familjeve. Ndonëse e di se jo gjithnjë ndodh kështu. Por angazhimi i Kishës është t’i ndihmojë njerëzit të lidhen me një martesë, që parashikon besnikërinë, dashurinë e anasjelltë, e që nga kjo dashuri, të mund të lindin fëmijë të lumtur, të shëndetshëm e të shenjtë.

Pyetje: - Një nga rreziqet më të mëdha për familjen, sot, vjen nga ideologjia: nga të katër anët e botës dëgjohen lajme, që flasin për përfshirjen e teorisë gender apo gjinore, në shkolla. A mendoni se ky kuvëndim është rast i përshtatshëm për ta prekur edhe këtë pikë kaq të mprehtë….
Përgjigje: - Yes, it’s a great opportunity and from the very… Po, është rast i madh. Si të krishterë, nuk duhet të kemi frikë të jemi pakicë, ashtu siç ishim dikur. Duhet të flasim me besimin plot gëzim të mësimeve të Krishtit e të Kishës, të jemi gjithnjë plot mëshirë ndaj të tjerëve e të marrim guxim e besim nga kumtimi i Lajmit të mirë të Ungjillit. Ati i Shenjtë është shprehur qartë për rrezikun e nënshtrimit ndaj një idelogjie. E ky rrezik ka të bëjë edhe me ne, të krishterët. Nganjëherë largohemi nga Ungjilli: ndërsa duhet ta kemi të qartë se gjithçka bëjmë e gjithçka themi, buron nga dashuria jonë për Jezusin e për Ungjillin e Tij e të mos mbajmë qëndrime ideologjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.