2014-11-19 16:36:12

Imzot Auza: të ndalet genocidi i Shtetit Islamik kundër të krishterëve dhe pakicave


Genocidi i së kaluarës jo aq të largët duhet ta nxisë bashkësinë ndërkombëtare ta ndalojë të ashtuquajturin “Shtet Islamik”. Kjo është thirrja e Vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë në OKB, imzot Bernardito Auza, në Simpoziumin për mbrojtjen e pakicave fetare, zhvilluar këto ditë në Pallatin e Qelqit, në Nju Jork. Është i nevojshëm mobilizimi i ndërgjegjeve, nënvizoi imzot Auza, duke kërkuar, si përfaqësues i Vatikanit, të konsiderohet “shumëpalëshe”, përgjegjësia për mbrojtjen e popujve nga genocidi, spastrimi etnik, nga krimet kundër njerëzimit e nga çdo formë agresioni të padrejtë. Prelati u ndal sidomos në gjendjen e të krishterëve në Irak e në Siri, ku persekutohen nga xhihadistët:RealAudioMP3
“Intoleranca dhe aktet e tyre brutale në emër të fesë flasin qartë për dëmin e tmerrshëm, që mund t’u shkaktojë njerëzve dhe vetë fesë, shtrembërimi i kësaj të fundit”.
Imzot Auza theksoi kërkesën e Selisë së Shenjtë që OKB-ja t’i konsiderojë krimet e xhihadistëve si dhunim të hapur kundër të drejtave themelore të njeriut e t’i përballojë si të tilla. Vëzhguesi i Vatikanit kujtoi se në të kaluarën, Kombet e Bashkuara nuk ditën t’i ndalojnë si duhet genocidet, por duhet të nxjerrin mësim nga përvoja e hidhur për të mos lejuar të përsëritet.







All the contents on this site are copyrighted ©.