2014-11-20 11:38:55

50 vjet ekumenizëm. Kardinali Koch: të rilexojmë Unitatis Redintegratio


Që të martën e kaluar vijojnë punimet e Asamblesë plenare të Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, e cila sivjet kremton 50-vjetorin e Dekretit Konciliar mbi ekumenizmin Unitatis Redintegratio, shpallur më 21 nëntor 1964. Përvjetori do të kremtohet sot me Lutjet mbrëmësore në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve e nesër, me një konferencë në Universitetin Papnor Gregorian, ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Kishës katolike, ortodokse, batiste, luterane e apostolike armene. Intervistuam, me këtë rast, kardinalin Kurt Koch, kryetar i dikasterit:

Përgjigje: - Ja, am 21. November sind es 50 Jahre her seit das Ökumenismusdekret des…. Po, kremtimi është, natyrisht, rast i mirë për t’u kthyer, para së gjithash, tek ky tekst: për ta lexuar e rilexuar, parë me sytë aktualë. E pastaj edhe për të pyetur cili është caku i lëvizjes ekumenike, ku mund të gjinden parimet, sfidat dhe zhvillimet e tij pozitive. Kemi parashikuar tre lexime të ndryshme të këtij teksti: një katolik, një lindor e një tjetër, perëndimor, për të kuptuar si lexohet sot Dekreti e cilat mund të jenë udhët, ku mund të ecim në të ardhmen.

Pyetje: - Mendimet tuaja personale lidhur me dialogun ekumenik në përgjithësi, si me Kishat lindore, ashtu edhe me ato perëndimore?

Përgjigje: - Ja, da muss man sehr unterscheiden, weil der Einheitsrat ja von Anfang an… Duhet bërë në dallim serioz. Që në fillim, Këshilli Papnor për Bashkimin e të Krishterëve u konceptua në dy seksione. Në seksionin lindor shkrihen në një, dy dialogë të mëdhenj. Ai me të gjitha Kishat e lashta ortodokse lindore (siriake, apostolike armene, kopte, etiopike) që u ndanë nga Kisha mëmë në shekullin V pas Koncilit të Kalçedonisë, e në këtë drejtim jemi në udhë të mbarë. Në këtë Komision ndjehet një atmosferë premtuese. Dialogu tjetër i madh zhvillohet me të gjitha Kishat e tjera ortodokse; edhe këtu, në të vërtetë, në dhjetëvjetorin e parë, nga viti 1980 në 1990, patëm progres të madh e arritëm në miratimin e çështjeve themelore si mirëkuptimi në Kishë, Sakramentet e shërbesa. Por duhet vërejtur se kjo periudhë u pasua nga një krizë e madhe. Ndryshimet, që u bënë në Evropë më 1989, nuk patën ndonjë ndikim të madh pozitiv për ekumenizmin, sepse, me kthesën e madhe, dolën nga fshehtësia kishat katolike-lindore - Kisha greko-katolike, posaçërisht në Ukrainë, Rumani, Transilvani – që ishin ndaluar nga Stalini e gjithë kjo rizgjoi akuzat e lashta të uniatizmit e të prozelitizmit e kështu, në vitin 2000, arritëm në mbylljen e këtij dialogu. Më pas, në vitin 2006, e rifilluam dialogun në Beograd, e pastaj, edhe në vitin 2007, me dokumentin e famshëm të Ravenës. E, që asokohe punojmë rreth parisë së Ipeshkvit të Romës. Nuk është çështje e thjeshtë për t’u trajtuar e dialogu ndërpritet vazhdimisht. Po unë jam i bindur se në këtë udhë mund të ecim gjithnjë përpara.







All the contents on this site are copyrighted ©.