2014-11-18 14:15:43

Jeruzalem: Hamasi dhe Xhihadi sulmojnë sinagogën. Vdesin katër besimtarë, vriten atentatorët


Tmerr e indinjatë në mbarë botën për sulmin e armatosur sot në një sinagogë të Jerusalemit perëndimor, nga dy vetë të Hamasit. Rritet në kulm tensioni në Jerusalem pas atentatit në sinagogën e Jerusalemit, në lagjen Har Nof, ku dy vetë hynë sot në mëngjes të armatosur me sëpatë, thikë e pistoletë. Ata sulmuan besimtarët hebrenj të mbledhur në lutje, duke shkaktuar së paku katër viktima e gjashtë të plagosur, disa, në gjendje të rëndë. Më pas u vranë nga forcat izraelite të sigurisë. Dy nga policët u plagosën. Atentati u mor përsipër nga organizata palestineze Hamas dhe nga Xhihadi islamik, të cilët deklaruan se kjo ishte përgjigjja për varjen e një shoferi palestinez, që punonte për një firmë izraelite.
Menjëherë u prononcuan si lideri palestinez Abu Mazen, ashtu edhe kancelaritë perëndimore, të cilat e dënuan ashpër sulmin. “Presidenca – shkruhet në një komunikatë të zyrës së Abu Mazenit – i dënon sulmet kundër besimtarëve hebrenj në vendin e tyre të lutjes dhe dënon vrasjen e civilëve, pavarësisht nga autori”. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benxhamin Netanijahu, paralajmëroi se Tel Avivi do të përgjigjet ashpër kundër kësaj vrasjeje brutale të hebrenjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.