2014-11-14 14:17:56

Forumi katoliko-mysliman: feja nuk duhet përdorur kurrë për të përligjur terrorizmin!


“Nuk është kurrë e pranueshme të përdoret feja për të përligjur terrorizmin, persekutimet, dhunën kundër njerëzve të pafajshëm, përlyerjen e vendeve të shenjta ose rrënimin e trashëgimisë kulturore ”: me këtë Deklaratë përfundoi dje seminari i Forumit III katoliko - mysliman, mbajtur këto ditë në Romë, me temë: “Të punojmë së bashku, për t’u shërbyer të tjerëve”. Delegacini katolik udhëhiqej nga kardinali Jean-Louis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, ai mysliman, nga profesor Seyyed Hossein Nasr, i Universitetit George Washington, e mes tjerëve mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
“Edukimi i të rinjve, si në familje, ashtu edhe në shkollë, në universitet, në kishë a në xhami – lexohet në Deklaratë, ka rëndëi të dorës së parë për promovimin e një identiteti, që të mëson respektin për të tjerët. Prandaj programet dhe tekstet shkollore duhet të paraqesin figura objektive e plot respekt për të gjithë”.
Pjesëmarrësit pohuan rëndësinë e kulturës së dialogut ndërfetar për thellimin e mirëkuptimit reciprok. Kjo është nevojshme për të kapërcyer pargjykimet, mosmarrëveshjet, dyshimet e përgjithësimet e papërshtatshme, që dëmtojnë bashkëjetesën paqësore.
Deklarata i inkurajon, në përfundim, të krishterët e myslimanët “t’i shpeshojnë mundësitë e takimeve dhe të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta, në shërbim të së mirës së mbarë njerëzimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.