2014-11-07 15:33:59

Katolikët, në Perandorinë otomane në shekullin XVII-XVIII: dëshmi nga dom Ndoc Nikaj mbi ndikimin e Francës e të Austrisë në jetën e vendit


Në emisionin e sotëm të ciklit, mbështetur mbi studimin: “Katolikët në Perandorinë otomane në shekullin XVIII”, fryt i pendës së historianit jezuit atë Gjon (Giovanni) Sale, botuar në revistën e mirënjohur të jezuitëve italianë “Civiltà Cattolica”, numri 3921, muaji nëntor 2013, po sjellim një dëshmi të dom Ndoc Nikajt që flet për ndikimin e madh të Francës e të Austrisë mbi jetën e Shqipërisë e të shqiptarëve. RealAudioMP3

Sesa i madh ishte ndikimi i konsujve të Francës dhe të Austrisë mbi jetën shoqërore e politike të vendit, e shikojmë qartë përmes një episodi, treguar nga dom Ndoc Nikaj në librin “Kujtime të nji jetes së kalueme” (Plejad, 2003, fq. 18-19).
“Nder ngjarjet ma të para qi më kan mbetë të nguluna në mende t’eme qyshë në vocrri, kje vorrimi i Bibë Dodë Pashës së Mirditës njaty në vjeten 1870”- shkruen, për të na e rrëfyer, në vijim, këtë varrim me të gjitha hollësitë, duke na lënë edhe një dëshmi tjetër të vyer të riteve të varrimit, në fund të shekullit të 19-të:
“Printe nji degë ushtrije me davllen tue ra në vajtim e me pushkë per nen krah dhe me të dy pashallarët e Shkodrës. Mbas tyne vinte kryqi me dy kandila per ane. Vijshin, mandej, rresht mbas rreshtit xhakoj e priften të veshun me kota të bardha e me ka nji qiri në dorë, tue këndue të lutunat per të vdekun; e mbas tyne, prifti i famullís me stolë të zezë permbi koten e bardhë e mbas tij Argjipeshkvi i Shkoders me dy meshtarë per ane. Mbas tyne vinte arkivoli i të vdekunit, i bartun para duersh nga mecat e Mirditës, me krye të mbuluem me kapolen e xhurdijes e qi thakët i uleshin para fëtyret. Mas kufomës vijshin kapidanat e Mirditës me krenë e pari, të gjithë me xhurdije të zeza e me kapole të lshueme përpara e me pushkë të giata nen krah me gryka per dhe. Mbas tyne, në rresht, vinte kali i të vdekunit, nji kal i bukur, i bardhë e zemrak i pashoq, por që at ditë, i mbajtun per freni prej sezit, ecte i qetët me krye vartas, si ta dinte se ishte ditë jazi. I mbuluem çë prej krejet te bishti me paftë të zezë të lëshueme deri te kambët. Mbas tij vinte shumica e popullit, me pari e vogjli, Muhamedan e krishtjan. E kështu deri në varrezën e Rrëmajit, ku, mbasi e pat bekue prifti, princi kje shti në vorr... Mbrapa populli u shpërnda, tue kthye se i cilli te shtëpija”.
Po varrimi nuk përfundon me kaq, shkruan prifti. “N’e mbasnesre mbrama një tubë anmiq personal të Bibë Dodë Pashës, qi per të gjallë të tij nuk patne guxim me e perballue faqas, naten per terr shkuene e çilne vorrin, nxuerne trupin e tij të vdekun perjashta dhe e lane, mbasi e patne shdesh e marrë petkat e Pashnís n’ar, per me mbulue qellimin e errët t’asaj sjellje. Por nuk ishte qellim vjedhsije, por vetem shnderim qi deshtne me i ba mbas vdekjes. Porsa u muer vesht në nade nji shemtim i atillë, konsulli i Francës vrapoj te pasha i vendit edhe i dha lajmin telegrafik ambashadorit të Francës në Stambollë, e edhe ministrit të jashtëm të Parigjit. Ashtu bani edhe konsulli i Austrís e ju desht me ba edhe komandantit të Shkoders per Stambollë.
Ngane te dy pashallarët e Shkoders te vorrezat, dhane urdhna të forta demek, per me zbulue fajtorët e, në sa pritej të vishin Kapidanat e krenët e Mirditës per me ba kuvend per atë ngjarje të shemtueme, u muer urdhen prej Stambollet me i vorrue ato teprica me nderime ushtarake të mbëdhaja edhe me u ba nji vorr monument në kujtim të tij. Ndermjtësuene konsujt e Francës e t’Austrís me e mbyllë at ngjarje të shemtueme per me pritë vrasa ndermjet Mirditës e Shkoders”.

Giovanni Sale S.I.: I Cattolici nell’impero ottomano: testimonianza di Dom Ndoc Nika
Katolikët, në Perandorinë otomane në shekullin XVII: dëshmi nga dom Ndoc Nika mbi ndikimin e Francës e të Austrisë në jetën e vendit
Në emisionin e sotëm të ciklit, mbështetur mbi studimin: “Katolikët në Perandorinë otomane në shekullin XVIII”, fryt i pendës së historianit jezuit atë Gjon (Giovanni) Sale, botuar në revistën e mirënjohur të jezuitëve italianë “Civiltà Cattolica”, numri 3921, muaji nëntor 2013, po sjellim një dëshmi të dom Ndoc Nikës që flet për ndikimin e madh të Francës e të Austrisë mbi jetën e Shqipërisë e të shqiptarëve.

Sesa i madh ishte ndikimi i konsujve të Francës dhe të Austrisë mbi jetën shoqërore e politike të vendit, e shikojmë qartë përmes një episodi, treguar nga dom Ndoc Nika në librin “Kujtime të nji jetes së kalueme” (Plejad, 2003, fq. 18-19).
“Nder ngjarjet ma të para qi më kan mbetë të nguluna në mende t’eme qyshë në vocrri, kje vorrimi i Bibë Dodë Pashës së Mirditës njaty në vjeten 1870”- shkruen, për të na e rrëfyer, në vijim, këtë varrim me të gjitha hollësitë, duke na lënë edhe një dëshmi tjetër të vyer të riteve të varrimit, në fund të shekullit të 19-të:
“Printe nji degë ushtrije me davllen tue ra në vajtim e me pushkë per nen krah dhe me të dy pashallarët e Shkodrës. Mbas tyne vinte kryqi me dy kandila per ane. Vijshin, mandej, rresht mbas rreshtit xhakoj e priften të veshun me kota të bardha e me ka nji qiri në dorë, tue këndue të lutunat per të vdekun; e mbas tyne, prifti i famullís me stolë të zezë permbi koten e bardhë e mbas tij Argjipeshkvi i Shkoders me dy meshtarë per ane. Mbas tyne vinte arkivoli i të vdekunit, i bartun para duersh nga mecat e Mirditës, me krye të mbuluem me kapolen e xhurdijes e qi thakët i uleshin para fëtyret. Mas kufomës vijshin kapidanat e Mirditës me krenë e pari, të gjithë me xhurdije të zeza e me kapole të lshueme përpara e me pushkë të giata nen krah me gryka per dhe. Mbas tyne, në rresht, vinte kali i të vdekunit, nji kal i bukur, i bardhë e zemrak i pashoq, por që at ditë, i mbajtun per freni prej sezit, ecte i qetët me krye vartas, si ta dinte se ishte ditë jazi. I mbuluem çë prej krejet te bishti me paftë të zezë të lëshueme deri te kambët. Mbas tij vinte shumica e popullit, me pari e vogjli, Muhamedan e krishtjan. E kështu deri në varrezën e Rrëmajit, ku, mbasi e pat bekue prifti, princi kje shti në vorr... Mbrapa populli u shpërnda, tue kthye se i cilli te shtëpija”.
Po varrimi nuk përfundon me kaq, shkruan prifti. “N’e mbasnesre mbrama një tubë anmiq personal të Bibë Dodë Pashës, qi per të gjallë të tij nuk patne guxim me e perballue faqas, naten per terr shkuene e çilne vorrin, nxuerne trupin e tij të vdekun perjashta dhe e lane, mbasi e patne shdesh e marrë petkat e Pashnís n’ar, per me mbulue qellimin e errët t’asaj sjellje. Por nuk ishte qellim vjedhsije, por vetem shnderim qi deshtne me i ba mbas vdekjes. Porsa u muer vesht në nade nji shemtim i atillë, konsulli i Francës vrapoj te pasha i vendit edhe i dha lajmin telegrafik ambashadorit të Francës në Stambollë, e edhe ministrit të jashtëm të Parigjit. Ashtu bani edhe konsulli i Austrís e ju desht me ba edhe komandantit të Shkoders per Stambollë.
Ngane te dy pashallarët e Shkoders te vorrezat, dhane urdhna të forta demek, per me zbulue fajtorët e, në sa pritej të vishin Kapidanat e krenët e Mirditës per me ba kuvend per atë ngjarje të shemtueme, u muer urdhen prej Stambollet me i vorrue ato teprica me nderime ushtarake të mbëdhaja edhe me u ba nji vorr monument në kujtim të tij. Ndermjtësuene konsujt e Francës e t’Austrís me e mbyllë at ngjarje të shemtueme per me pritë vrasa ndermjet Mirditës e Shkoders”.







All the contents on this site are copyrighted ©.