2014-10-31 11:10:50

Papa do t’i ndezë drita e Pemës së Krishtlindjes më të madhe të botës në Gubbio


Papa Françesku do t’i ndezë dritat e Pemës së Krishtlindjes më të madhe të botës, në Gubbio, më 7 dhjetorin e ardhshëm. Në ceremoninë e rastit, përmes udhës telematike, në video lidhje nga Vatikan, Papa do të ndezi një kuadër elektriku, që ndriçon bredhin e madh të ndërtuar e pikturuar në qytetit mesjetar italian Gubbio, që pas ndriçimit do të ngritët në majën e malit Ingino, në afërsi të bazilikës së pajtorit qiellor të qytetit, shën Ubaldos, ndërtuar në maje të kodrës.
Kështu pat bërë Benedikti XVI në vitin 2011 e presidenti italian Napolitano, në vitin 2013. Njoftimin e dha komiteti organizues gjatë një konference shtypi, duke shpjeguar detajet e ceremonisë.
E Gubbio, sipas një tradite shumë vjeçare, e respekton këtë takim të 7 dhjetorit – natën e festës së solemnitetit të Zojës së Bekuar të Papërlyer, bashkëpajtores së qytetit të rajonit të Umbrias, me shën Ubaldon – për këtë “krijim” ndriçues, që nga viti 1981 duke i bërë festat e Krishtlindjes e të Vitit të Ri posaçërisht magjepse e të lezetshme në sheshin e vjetër mesjetar.
Nisma e bredhit të ndriçuar, simbol universal i paqes dhe vëllazërimit ndërmjet popujve, është nisur nga një grup vullnetarësh, të cilët më vonë themeluan një komitet me emrin “Pema më e madhe e Krishtlindjes në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.