2014-10-31 15:24:16

Papa: dashuria, jo ligji, hap portat e shpresës


Të krishterë që janë aq fort të lidhur me ligj, sa anashkalojnë drejtësinë dhe të krishterë të lidhur me dashuri që e zbatojnë deri në fund ligjin: mbi këtë foli Papa Françesku në homelinë e Meshës kremtuar në mëngjes në shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan.
Në Ungjillin e sotëm, Jezusi u kërkon farisenjve nëse është e ligjshme apo jo të shërosh të shtunën, por ata nuk përgjigjen. Ai, merr për dore një të sëmurë dhe e shëron. Farisenjtë – vëren Papa – që gjendeshin para së vërtetës, heshtnin “por pastaj përgojonin, ankoheshin prapa shpine.. bënin përpjekje se si ta rrëzonin atë”. Jezusi i qortoi këta njerëz që “aq shumë ishin të lidhur me ligj, por e kishin harruar drejtësinë” e mohonin deri edhe ndihmën e prindërve të moshuar, duke u arsyetuar se kishin dhënë gjithçka dhuratë në Tempull. Po “kush është më i rëndësishëm? – pyet Papa – Urdhri i katër i Tënzot apo Tempulli?”:
“Kjo udhë dhe mënyrë e të jetuarit të ligjit, i largonte ata nga dashuria e nga drejtësia. Kultivonin ligjin, anashkalonin drejtësinë. Kultivonin ligjin, anashkalonin dashurinë. E këta njerëz ishin shembull. Por për këta njerëz Jezusi ka vetëm një fjalë: hipokritë. Nga njëra ishin të lidhur e të kapur për ligj, nga ana tjetër të mbyllur para nevojave të njerëzve, të mbyllur në egoizmin e tyre, duke harruar se ligji i vërtetë është dashuria”. “Krishti - tha Papa – na mëson udhën e dashurisë e të drejtësisë, që çon te Hyji”, e në anën tjetër na fton t’i heqim dorë nga egoizmi e mbyllja në vetvete.







All the contents on this site are copyrighted ©.