Sot, festa e të gjithë shenjtorëve, Zot, Festa e të gjithë atyre
që Kisha i njeh e s’i njeh. E këta janë më të shumtit. Festa
e të gjithë shenjtorëve, Zot: fëmijë, të rinj e pleq, të bardhë,
të zinj, të kuq e të verdhë... Njerëz nga të gjithë racat, nga
të gjitha kulturat, që ty ta besuan gjithë jetën, me thjeshtësinë
e fëmijës, me gëzimin e të rriturit. Me gëzim e dashuri, edhe
në çastin e provës; edhe kur ishte në lojë gjithë ç’patën më të
çmuar.
Festa e të gjithë Shenjtorëve, Zot! Festë e shenjtërisë
heroike, që të duket e pamundur. E e shenjtërisë së përditshme: që
herë të tremb herë tjetër t’lumnon rreth vatrës së ëmbël të shtëpisë
sate.
Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot, E të gjithë atyre
që të ndoqën, me hap të sigurtë, të vendosur! Por edhe e jona,
që çalojmë Në shtegun e hapur prej teje.
Po, sepse Ti dhe
ne na jep zemër, jetë na jep edhe shpresë! Mirësi e shenjtëri në
ty e kanë burimin! E Ti na thërret edhe ne për rrugë, pas Shenjtorëve! Mjafton
ta hapim zemrën, Mjafton që Ti të zbresësh në thelb të zemrës
sonë, për të na lartuar drejt Qiellit!