2014-10-29 15:58:34

Devocioni i vërtetë ndaj Marisë: e ardhmja


Vijojmë shfletimin e veprës “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, gjatë muajit të Rruzares. Të dëgjojmë se ç’parashikon shenjti për të ardhmen e devocionit të Zojës. Pavarësisht se shkruan shumë vite më parë, fjalët e tij tingëllojnë aktuale edhe sot.

113. Besoj e shpresoj më shumë se kurrë në gjithçka kam vulosur në zemër e që ia lypi Zotit prej shumë vitesh, domethënë: që shpejt a vonë Virgjëra e shenjtnueshme do të ketë më shumë se kurrë bij, shërbëtorë, shërbëtore e skllevër dashurie e që, me këtë mjet, Jezu Krishti, Zotëria im i dashur, do të mbretërojë më shumë se kurrë ndër zemra.

114. Parashoh se shumë egërsira të tërbuara do të sulen për ta shqyer me dhëmbët e tyre djallëzorë këtë shkrim të vogël, e edhe atë që i shërbeu Shpirtit të Shenjtë për ta shkruar, ose do të bëjnë çmos ta mbyllin në errësirën dhe heshtjen e ndonjë bauleje, që të mos e shohë kurrë dritën e shtypit. Do t’u sulen e do t’i perndjekin edhe ata, që do ta lexojnë e do ta jetojnë. Por s’ka rëndësi! Aq më mirë! Ky vegim më jep zemër e më bën të shpresoj sukses të madh, domethënë, një skuadër ushtarësh guximtarë e kreshnikë të Jezusit e të Marisë, burra e gra, për të luftuar në botë kundër djallit e kundër natyrës së prishur, në kohët e rrezikshme, që do të vijnë.
“Qui legit, intelligat. Qui potest capere, capiat!”
“Kush të lexojë, të kuptojë. Kush të mund të kuptojë, ta marrë vesh”.







All the contents on this site are copyrighted ©.