2014-10-28 14:59:52

Më 1 nëntor Papa Françesku kremton Meshë e bekon në varrezat romake në Verano


Në solemnitetin e të ‘Gjithë Shenjtorëve’, të shtunën më 1 nëntor në ora 16.00 Papa Françesku do të kremtojë Meshën në hyrje të varrezave monumentale të Romës në Campo Verano. Pas kremtimit të Meshës do të vijojë një moment i veçantë lutjeje për të vdekurit dhe bekimi i varrezave. Me Atin e Shenjtë Bergoglio do të bashkëkremtojë edhe kardinali vikar i dioqezës së Romës Agostino Vallini, kryeipeshkvij e meshtarë tjerë. Kështu njofton zyra e shtypit e dioqezës së Romës, duke i ftuar besimtarët të marrin pjesë në këtë kremtim.







All the contents on this site are copyrighted ©.