“Trafikimi i Personave eshte nje plage, nje plage ne trupin e njerezimit, nje
plage ne trupin e Krishtit. Trafikimi eshte krim ndaj njerezimit!"
Papa Francesku 18 Tetor 2014: Dita Europiane Kunder Trafikimit te PersonaveKjo
dite sherben per te sjelle ne vemendje te vendimarresve, shoqerise civile, agjensive
apo institucioneve te ndryshme fenomenin e trafikimit te personave, fenomen ky qe
ka prekur jo vetem shoqerine shqiptare por edhe mbare boten. Rreth 27 milion persona
(gra, bura dhe femije) trafikohen ne vit. Shqiperia konsiderohet vend origjine
sipas raportit te Departamentit te Shtetit Amerikan mbi Viktimat e trafikimit. Viktimat
shqiptare trafikohen per qellime shfrytezimi ne Greqi, Itali Maqedoni, Kosove, Belgjike,
Hollande, Gjermani, Irlande, Zvicer dhe Angli. Vetem pak dite me pare BBC raportoi
qe numri me i madh i femrave te trafikuara ne Angli vinte nga Shqiperia. Trafikimi
i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen
e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit,
mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël
ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi
që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi. Shfrytëzimi përfshin, së
paku, shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose format e tjera të shfrytëzimit
seksual, punën ose shërbimet e detyruara, skllavërinë ose praktikat e ngjashme me
skllavërinë, heqjen e organeve ose servitudet” (Neni 3. (a) i Protokollit të Palermos),
brenda apo jashtë vendit. Caritas Shqiptar prej me shume se 10 vitesh punon ne
bashkepunim me Caritaset Dioqezane, organizata dhe insitiucione shteterore per te
eliminuar kete fenomen. Duke u nisur nga thirrja e Papes dhe nga misioni I cdo Caritasi
ne bote te gjithe ne vazhdojme te angazhohemi ne kete sfide te shekullit tone. Kjo
eshte nje çështje qe kërkon një aksion të menjëhershëm, shumë të vendosur dhe të
orientuar nga rezultatet, duke i dhënë përparësi parandalimit te ketij fenomeni, mbrojtjes
së viktimave dhe rritjes së efektivitetit të institucioneve, shoqerise civile dhe
të çdo segmenti përkatës në gjithë zinxhirin kunder trafikimit. Vetem Duke punuar
sebashku ne nuk mund te ndjehemi te dobet përballë këtij fenomeni. Prandaj sot
ne kete dite te kujtojme te gjitha viktimat e trafikimit te cilat jane shfrytezuar
dhe trafikuar si brenda vendit ashtu dhe jashte vendit. Te sjellim ne vemendje punen
qe ben secili nga ne per te luftuar trafikimin. Te ngreme zerin per cdo rast shftrytezimi
apo abuzimi dhe se bashku te ndihmojme kedo qe ndodhet ne rrezik.