2014-10-23 14:29:04

Atë Donato Ogliari, abati i ri i Montecasino-s. Notë e zëdhënësit të Selisë së Shenjtë


Papa Françesku emëroi benediktinin atë Donato Ogliari, abat të Abacisë së Montecassino-s në Itali. Gjithashtu, duke zbatuar Motu Proprio “Catholica Ecclesia”, Ati i Shenjtë vendosi që kisha e Abacisë dhe manastiri të bëjnë pjesë në një konfiguracion të ri, që quhet “Abacia territoriale e Montecassino-s”, ndërsa 53 famullitë, që më parë bënin pjesë në dioqezën përkatëse, të kalojnë nën varësinë e dioqezës Sora-Aquini-Pontecorvo, e cila me këtë rast ndryshon emrin në Sora-Cassino-Aquino-Pontecorvo. Siç thuhet në notën e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, ky zvogëlim territori bëhet në zbatim të direktivave të Koncilit II të Vatikanit për Abacitë, që shprehen në Motu Proprion “Catholica Ecclesia” të Papës Pali VI.








All the contents on this site are copyrighted ©.