Papa përshëndet skuadrën e futbollit Bayern Mynih pas fitores së djeshme
Festë e madhe në Vatikan për skuadrën e futbollit Bayern Mynih, që sot paradite udhëhequr
nga presidenti i saj, Karl Heniz Rummenigge, u prit nga Papa Françesku, pas fitores
së ndjeshme me Romën. Rummenigge i dhuroi Papës topin me nënshkrimet e gjithë skuadrës,
simbol i një loje miqësore, së bashku me të ardhurat prej një milion euro, që do të
shërbejnë për financimin e një vepre humanitare. Takimi i Papës me skuadrën e Bayern-it
që zgjati 15 minuta u mbajt para fillimit të Audiencës së Përgjithshme. Lojtarët u
përgëzuan për fitoren nga bashkëpunëtorët e Papës, ndër të cilët disa janë tifozë
pikërisht të Romës. Kapiteni Lahm e portieri Neuer më pas i dorëzuan Papës bluzën
e Bayernit me shkrimin ‘Françesku’ numër 1. “Ky takim për ne ka qenë një nder i madh”,
tha Rummenigge, ndërsa Lahm e Alaba folën për “një eksperiencë të jashtëzakonshme,
ndër më të mëdhatë të jetës sonë”.