2014-10-22 13:55:41

Papa Françesku: Gjon Pali II u kujton të gjithëve misterin e Mëshirës Hyjnore


Në audiencën e përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët polakë, Papa Françesku kujtoi festën e sotme liturgjike të Shën Gjon Palit II: “Sot, kremtojmë festën liturgjike të Shën Gjon Palit II, i cili i ftoi të gjithë t’ia hapin portat Krishtit; në vizitën e tij të parë në atdheun tuaj iu lut Shpirtit Shenjt që të zbriste për ta risuar tokën e Polonisë; gjithë botës i kujtoi misterin e Mëshirës Hyjnore. Të mos e harrojmë trashëgiminë e tij shpirtërore, e cila të na nxisë të reflektojmë e të veprojmë konkretisht për të mirën e Kishës, të familjes e të shoqërisë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!”







All the contents on this site are copyrighted ©.